Header Amita

RREGULLORE


MBI RREGULLAT E ORGANIZIMIT TË LOJES PROMOCIONALE;


“AMITA FUN”

Rregullorja ka për qëllim zhvillimin e një promocioni sa më të saktë e transparent për publikun me qëllim rritjen e kënaqësisë së klientit dhe promovimin e produktit “Amita Fun”



Neni 1.
Përfituesit e lojës promocionale

Promocioni ‘Amita Fun’ zhvillohet në të gjithë territorin e Shqipërisë për të gjithë konsumatorët shtetas shqiptarë apo të huaj, me banim në Shqipëri, pa asnjë kufizim moshe apo ndonjë kufizim tjetër, të cilët konsumojnë produkte “Amita Fun”



Neni 2
Mekanizmimi i promocionit

“Bli kombinimin e 3 shijeve Amita Fun dhe bëhu pjesë e lojës promocionale për të fituar dhurata të ndryshme”

Për konsumatorin:
Paketimet Amita Fun të cilat marrin pjesë në llotari, përmbajnë një biletë komunikues të këtij promocioni.
Ngjitur mbi paketimin me tre shije, Qergjeniu, Bananabel dhe Pjeshkëshpejti të produktit do të gjendet kuponi fitues i cili identifikon nëpërmjet një teksti të shkurtër dhuratën fituese.

- Konsumatorët duhet të blejnë minimumi 1 paketim për tu bërë pjesë e këtij promocioni.
- Konsumatori në momentin që hap paketimin dhe sheh kuponin fitues, njofton menjëherë pikën e shitjes ku ai e ka blerë. Në rastin kur kuponi fitues brenda është një nga dhuratat si produkt Amita Fun 250ml, konsumatori dorëzon kuponin fitues dhe merr menjëherë çmimin.
- Pika e shtijes në bazë të kuponave të dorëzuar do të kompensohet për produktet e dhënë me produkte falas.
- Në rastet kur konsumatori hap paketimin Amita Fun dhe brenda në paketim shfaqet një nga kuponat fitues me një nga dhuratat e mëposhtme, konsumatori paraqet kuponin tek pika e shitjes dhe përfaqësuesi i kompanisë brenda 48 orëve dërgon dhuratën e fituar pranë pikës së shitjes.
- Çdo fitues ka të drejtë që brenda tetё ditёve nga momenti i dorëzimit të kuponit në pikën e shitjes ku ka blerë produktin të tёrheq dhuratën.
- Në momentin e marrjes së dhurates, duhet të plotësojë një formular që është hartuar posaçërisht për këtë promocion, me të dhëna të thjeshta.
- Të gjitha dhuratat e ofruara nga kompania PARTNER BALLKANIK sh.p.k. për këtë promocion duhet të tërhiqen detyrimisht brenda afatit. Nëse fituesi nuk paraqitet brenda tetë ditësh për tërheqjen e dhuratës ose nuk paraqet një mjet identifikimi në momentin e tërheqjes së dhuratës, atëherë ai skualifikohet si përfitues i dhuratave të ofruara nga kompania.
- Çmimet e mëdha do të jepen në prezencë të përfaqësuesit të kompanisë PARTNER BALLKANIK sh.p.k. në pikën e shitjes ku është blerë produkti fitues.
- Në momentin e njoftimit për fitimin e çmimimeve të madha, kompania njofton menjëherë nëpërmjet email-it kontaktet në organin tatimor si dhe AMLF-në për të qënë prezent në momentin e dhurimit të këtyre dy çmimeve.


- Dhuratat që do të dhurohen sipas kuponave fitues janë:

ARTIKUJT SASIA NE COPE
Çanta 20
Ora 20
Biçikleta 30
Produkte Amita Fun (250ml) 5030
TOTAL 5100

- Pjesëmarrja e personave në këtë promocion përllogaritet sipas nje parashikimi duke u bazuar në shitjet e produkteve të jetë rreth: 22,950 persona



Neni 3.
Percaktimi i produkteve objekt promocioni

Sasia e produkteve Amita Fun që do të ketë biletën komunikues mbi paketim do të jetë: 22,950 (copë multi pack treshe) ose e thënë ndryshe 2,550 koli. Përshkrimet e tyre janë si më poshtë:

Multi Pack 3x1 Amita Fun (Bananabel; Qergjeniu; Pjeshkeshpejti Multi pack 3x250ml)
Bar kodi Produkti 5201005081789
Bar kodi Koli 5201005181885
Çmimi I rekomanduar në raft në lekë 199

***Në rastin e mbarimit të sasive promocionale kompania PARTNER BALLKANIK sh.p.k.nuk ka detyrim të hedh në treg sasi tjetër përveç sasisë së lartpërmendur. Kalimi i datës së përfundimit të promocionit, bën të pavlefshëm këtë promocion. Pas datës 30 Nëntor 2019 nuk do të ketë më fitues, panvarësisht se në treg mund të ketë akoma paketime të destinuara për këtë promocion.

- Çmimi i rekomanduar për këtë paketim do të jetë 199 lekë.
- Periudha e zhvillimit të lojës promocionale fillon në datën 1 Shtator 2019 dhe përfundon në datën 30 Nëntor 2019.



Neni 4.
Mënyra e informimit të promocionit

Konsumatori do të ketë mundësi të informohet për këtë promocion nëpërmjet:
- Produkteve Amita Fun të cilat përmbajnë një biletë të vendosur mbi paketim.
- Poster
- Pika sekondare në njësitë e shitjes (stenda)
- Si dhe nga faqja zyrtare e website www.amitafun.al



Neni 5.
Dispozita kalimtare

Kjo rregullore i bëhet me dije të gjitha pikave ku do të tregtohen produktet të cilat janë pjesë e lojës promocionale.